Çavusoglu: Do të raportojmë e demaskojmë çdo veprim dhe deklaratë raciste

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushollu tha të hënën se çdo vit Turqia do të raportojë se në cilin vend ka pasur islamofobi, ksenofobi, veprime dhe retorika racite dhe do t’ia bëjnë të ditur këto të gjithë botës.

1575315
Çavusoglu: Do të raportojmë e demaskojmë çdo veprim dhe deklaratë raciste
Mevlüt Çavuşoğlu 02.jpg

Të hënën ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu)  mori pjesë në Kongresin e 7-të të Zakonshëm të Degës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Ak Parti) në Antalie. Në fjalën që mbajti këtu ai tha se deri më sot Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë përgatitur raporte për Turqinë dhe vendet e tjera.

“Ne si Ministri e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë çdo vit do të raportojmë se në cilin vend ka pasur islamofobi, ksenofobi, veprime dhe retorika raciste. Dhe këto t’i shpalosim para syve të të gjithë botës. Tani Turqia do të vazhdojë të shkruajë raportet e saj për njerëzimin e botës",- tha kryediplomati turk.

Duke nënvizuar se Turqia vepron me diplomacinë e saj të fuqishme në terren e tryezë, Çavushollu theksoi se ata përdorin në mënyrë aktive edhe diplomacinë vendore e kombëtare.

Kreu i diplomacisë turke sqaroi se Turqia nuk ndjek më lojërat e stisura nga të tjerët dhe se ajo e ndërton vet lojën në çështjet që i interesojnë asaj.

Ministri Çavushollu deklaroi se ata prishën lojën e ndërtuar në Siri dhe këmbëngulën për një zgjidhje politike në Libi.

“Në Mesdheun Lindor ne thamë 'ndarje të barabartë'. Ne thamë: ‘Mos e përjashtoni Turqinë dhe Republikën Turke të Qipros së Veriut, mbani anën e ndarjes së barabartë. Por ata na thanë 'Jo'. Ata thanë se Greqia dhe pala grekoqipriote kanë të drejtat e tyre, Ajo që bëjmë ne është e drejtë. Por çfarë bëmë ne? Ne zbritëm në fushë dhe ngritëm flamurin në Mesdhe. Të gjithë e mësuan kështu se si duhet bashkëpunuar me Turqinë”, vijoi ai.

Duke iu referuar problemit të Karabakut Malor, Çavushollu tha:

“Kishte një problem në Karabak, ne thamë 'ka diplomaci'. Askush nuk u afrua, ata mbështesnin Armeninë. Azerbajxhani zbarkoi në fushë, mori atë që i takonte, mori tokat e tij ”.

Duke deklaruar se ata tani po përpiqen të jenë në favor të diplomacisë, Çavushollu kujtoi se në dhjetor ishin dhënë mesazhe pozitive në lidhje me [integrimin] Bashkimin Evropian dhe se është punuar mbi një udhërrëfyes për të zhvilluar marrëdhëniet në një atmosferë pozitive.

Pasi tha se Turqia është në çdo vend të botës me institucionet e saj dhe se është vendi i parë në botë në sasinë e ndihmave humanitare, Çavushollu u shpreh kështu:

“Ne e zgjatëm dorën e ndihmës për 156 vende gjatë periudhës së pandemisë. Sot ne jemi një nga pesë vendet në botë që e valëvitin më së shumti flamurin në botë me 248 përfaqësi. Për më tepër, ne kemi një përgjegjësi ndaj qytetarëve tanë, bashkëkombësve tanë dhe komuniteteve të afrishme. Ne kemi sjellë në Turqi me avion ambulancë më shumë se 380 nga qytetarë tanë”.



Lajme të ngjashme