Erdogan uron Armin Laschet për zgjedhje në krye të CDU-së në Gjermani

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Armin Laschet, Kryeministër i Landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë, duke e uruar atë për zgjedhjen e tij si Drejtues i Partisë së Bashkimit Demokristian (CDU).

1574323
Erdogan uron Armin Laschet për zgjedhje në krye të CDU-së në Gjermani

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Armin Laschet, Kryeministër i Landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë, duke e uruar atë për zgjedhjen e tij si Drejtues i Partisë së Unionit Demokristian (CDU).

Sipas një deklarate të bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, Presidenti Erdogan tha se ai beson se Armin Laschet do të vazhdojë zhvillimin e bashkëpunimit të sinqertë Turqi-Gjermani të vendosur nga Kancelarja Angela Merkel dhe pozicionin e tij ndaj shoqërisë turke gjatë postit të tij të ri.

Duke theksuar se Turqia dhe Gjermania kanë marrëdhënie unike në të gjitha fushat, Erdogan tha se Turqia ka lidhje të forta ekonomike me partnerin e saj më të madh tregtar, Gjermaninë, dhe se ajo i kushtonë rëndësi të veçantë zhvillimit të këtyre marrëdhënieve shumëdimensionale dhe të rrënjosura thellë.

Erdogan vuri në dukje kontributet e komunitetit turk në jetën ekonomike, sociale, politike dhe kulturore të Gjermanisë, ndërsa tha se ata kanë besim tek autoritetet gjermane për të marrë masat e nevojshme kundër rritjes së sulmeve ndaj turqve dhe xhamive në Gjermani dhe se do të hetohen me përpikëri incidentet për t'i sjellë autorët e krimit para drejtësisë.

Presidenti Erdogan tha se rolet kritike të Bashkësisë Islame Turke për Çështjet Fetare (DITIB) në Gjermani dhe zyrtarëve fetarë turq, veçanërisht në parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit, nuk duhet të injorohen.

Ai gjithashtu tha se shpreson që Armin Laschet do të përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet Turqi-BE mbi bazën e një agjende konkrete dhe pozitive në të ardhmen dhe i uroi atij dhe partisë së tij sukses në zgjedhjet e përgjithshme të Gjermanisë që do të mbahen në shtator.

 


Lajme të ngjashme