Ministri Akar për vizitë në Gjermani

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar do të zhvillojë një vizitë në Gjermani.

1574063
Ministri Akar për vizitë në Gjermani

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar do të zhvillojë një vizitë në Gjermani.

Vizita e parë e nivelit të lartë e këtij viti nga Turqia në Gjermani do të zhvillohet ditën e martë më 2 shkurt.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar do të takohet në Berlin me homologen e tij gjermane, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Tema më e rëndësishme në rendin e ditës gjatë vizitës së punës do të jenë zhvillimet në Mesdheun Lindor.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes javën e kaluar ishte takuar me ministrat e mbrojtjes së Greqisë dhe Administratës greke të Qipros.

Deklarohet se takimi midis ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe homologes së tij është brenda kornizës së rolit të ndërmjetësimit që Gjermania kryen për të ulur tensionin në Mesdheun Lindor.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes kishte deklaruar se ajo mirëpriti negociatat që u zhvilluan në 25 janar midis Turqisë dhe Greqisë.

 


Lajme të ngjashme