Akar: Qendra e Përbashkët turko-ruse fillon misionin në Karabakun Malor

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar deklaroi se filloi aktivitetet qendra ku do të shërbejnë ushtarët turq dhe rusë.

1573946
Akar: Qendra e Përbashkët turko-ruse fillon misionin në Karabakun Malor
Akar.png

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar deklaroi se filluan aktivitetet e qendrës ku do të shërbejnë ushtarët turq dhe rusë.

Hulusi Akar zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, Zakir Hasanov.

Në deklaratën e bërë pas takimit, Akar tha se me Hasanov vlerësuan  ato që janë bërë dhe do të bëhen në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë.

Pyetjes nëse gjatë bisedës erdhi apo jo në rend të ditës Qendra e Përbashkët e përbërë nga ushtarët turke dhe rusë, Akar iu përgjigj duke thënë: “Ne kemi nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit mbi Qendrën e Përbashkët Turko-Ruse me homologun tim rus, Sergey Shoygu më 11 nëntor 2020. Kjo qendër krijohet në mënyrë që të vëzhgojë dhe mbikëqyrë armëpushimin në Karabakun Malor. Tani ka përfunduar puna për krijimin e Qendrës së Përbashkët. Qendra e Përbashkët, ku do të ushtrojnë detyrën ushtarët e Turqisë dhe Rusisë do të fillojë aktivitetet e saj”.

“Besojmë se qendra e përbashkët, ku do të veproj një gjeneral dhe 38 pjesëtarë të stafit tonë, do të kontribuojë gjerësisht në vazhdimësinë e armëpushimit dhe në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Ne do të përmbushim detyrën tonë për të mbrojtur të drejtat e vëllezërve tanë azerbajxhanas".

Ministri Akar tha se Turqia në përputhje me konceptin një komb-dy shtete ka qenë pranë vëllezërve azerbajxhanas dhe do të vazhdojnë të jenë edhe këtej e tutje.



Lajme të ngjashme