Konferenca për shtyp Çavusoglu-Coveney

Ministri Çavusoglu shprehu kënaqësinë e tij që priti homologun irlandez dhe deklaroi se ata diskutuan se si mund të zhvillohen marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht në fushën tregtare dhe ekonomike.

1572638
Konferenca për shtyp Çavusoglu-Coveney

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se me ministrin e Punëve të Jashtëm dhe njëkohësisht ministri i Mbrojtjes së Irlandës, Simon Coveney, i cili ndodhet në kryeqytetin Ankara për një vizitë zyrtare, krahas çështjeve dypalëshe dhe rajonale diskutuan në një mjedis miqësor edhe marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian (BE).

Dy ministrat dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit të tyre në Ministri.

Ministri Çavusoglu shprehu kënaqësinë e tij që priti homologun e tij irlandez dhe deklaroi se ata diskutuan se si mund të zhvillohen marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht në fushën tregtare dhe ekonomike.

“Vitin e kaluar, vëllimi ynë tregtar ishte rreth 1.5 miliard dollarë. Ne mund ta rrisim lehtësisht atë në 3 miliardë dollarë", u shpreh shefi i diplomacisë turke.

Duke deklaruar se turizmi është një sektor i rëndësishëm për sa i përket marrëdhënieve ekonomike dhe humanitare të të dyja vendeve, Çavusoglu tha: "Në vitin 2019 rreth 95 mijë turistë irlandezë vizituan vendin tonë. Sigurisht, kishte kufizime në udhëtime për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), por me konceptin e turizmit të sigurt, vendin tonë vitin e kaluar e vizituan 15 milionë turistë.".

Ai bëri të ditur se me homologun irlandez shqyrtuan edhe çështjet e luftës kundër koronavirusit.

“Në periudhën e ardhshme, ne, si politikanë dhe udhëheqës, do të bëjmë atë që na takon në mënyrë që njerëzit të lëvizin lirshëm. Ne presim që në vendin tonë të vijnë më shumë turistë irlandezë." tha ministri turk.

Mevlut Çavusoglu falënderoi Irlandën për mbështetjen që i ka dhënë Turqisë për procesin e anëtarësimit të në BE.

 


Lajme të ngjashme