Erdogan: Turqia vazhdon punimet për prodhimin e vaksinave kundër koronavirusit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, në lidhje me punimet e Turqisë për vaksinën ndaj koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) tha se vaksinat kandidate vendore inovative janë në prag të punimeve të fazës së klinikës.

1573116
Erdogan: Turqia vazhdon punimet për prodhimin e vaksinave kundër koronavirusit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, në lidhje me punimet e Turqisë për vaksinën ndaj koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) tha se vaksinat kandidate vendore inovative janë në prag të punimeve të fazës së klinikës. 

Erdogan mori pjesë në ceremoninë e Çmimeve të Shkencës së Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK) dhe Akademisë Shkencore të Turqisë (TUBA), zhvilluar në Kompleksin Presidencial.

Në fjalën e rastit Erdogan theksoi se ata vendosin në krye të përparësive të tyre mbështetjen për arsimin dhe studimet shkencore në të gjitha nivelet.  

Duke deklaruar se ata inkurajojnë të rinjtë të rendin me shumë entuziazëm drejt shpikjeve përmes garave të Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë siç është edhe Teknofest, Erdogan tha: "Në 2 vitet e fundit, 159 studentët tanë u kthyen nga olimpiadat shkencore ndërkombëtare dhe rajonale me 144 medalje dhe 8 çmime nderi.".

Ai tha gjithashtu se është duke ndjekur me vëmendje punimet e shkencëtarëve turq në fushën e shëndetësisë.

“436 studiuesit tanë janë duke kryer 17 projekte të përqendruara në zhvillimin e vaksinave dhe ilaçeve. Aktualisht, 3 vaksinat kandidate vendore inovative janë në prag të punimeve të fazës së klinikës. Ndërkaq vazhdojnë punimet për vaksinën kandidate, e cili ka një strukturë më efektive sesa vaksinat ekzistuese joaktive. Shpresojmë të bëhemi një lojtar kryesor në arenën ndërkombëtare si një vend që e prodhon vetë vaksinën”.

Kreu i qeverisë turke bëri të ditur se sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Turqia vjen e treta pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, si vendi që zhvillon më shumë projekte vaksinash kundër Covid-19.

Duke informuar se Turqia është e gatshme të presë Forumin Botëror të Shkencës në 2025, Erdogan tha: "Këtë vit, duke bërë një thirrje të re, ne do të sjellim të paktën 100 studiues më të mirë në fushën e tyre në vendin tonë".

Më pas Presidenti Recep Tayyip Erdogan shpërndau çmimet e TUBITAK dhe TUBA për fituesit.



Lajme të ngjashme