Banka Qendrore e Turqisë mban konstante parashikimet e inflacionit për vitin 2021

Banka Qendrore e Republikës së Turqisë mbajti të enjten parashikimet e inflacionit të fundvitit të pandryshuara në 9,4% për këtë vit dhe 7% për vitin e ardhshëm.

1572929
Banka Qendrore e Turqisë mban konstante parashikimet e inflacionit për vitin 2021

“Shkalla e inflacionit do të luhatet ndërmjet 7,3% dhe 11,5% deri në fund të këtij viti”, deklaroi guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë, Naci Agbal, gjatë një takimi virtual për prezantimin e raportit të parë tremujor të Bankës rreth inflacionit në vitin 2021.

Duke nënvizuar se inflacioni parashikohet të stabilizohet në rreth 5% deri në vitin 2023, Agbal tha se disiplina fiskale dhe politika monetare e kujdesur do të ruhen me vendosmëri derisa të arrihet objektivi.

“Komiteti i Politikës Monetare do të vazhdojë të përdorë të gjitha instrumentet për të arritur objektivin prej 5%”, potencoi ai duke shtuar se Banka e rriti parashikimin e saj të inflacionit ushqimor për vitin 2021 në 11,5% ose 1 pikë përqindje më shumë nga raporti i mëparshëm, publikuar në tetor të vitit të kaluar.

Banka rriti gjithashtu parashikimin e saj të çmimit të naftës për vitin 2021 në 54,4 dollarë për fuçi, nga 43,8 dollarë që ishte në raportin pararendës. Ndërsa parashikimi për vitin 2022 është 52,2 dollarë për fuçi.



Lajme të ngjashme