Ushtari turk do të qëndrojë edhe një vit në Gjirin e Adenit

Parlamenti i Turqisë ka miratuar mocionin e Presidencës lidhur me zgjatjen e mandatit të forcave turke që shërbejnë në Gjirin e Adenit, Somali dhe Detin Arabik.

1571778
Ushtari turk do të qëndrojë edhe një vit në Gjirin e Adenit

Misioni i trupave turke në Gjirin e Adenit është zgjatur edhe me një vit.

Parlamenti i Turqisë ka miratuar në seancë plenare mocionin presidencial lidhur me zgjatjen edhe me një vit të misionit të njësive detare të Forcave të Armatosura Turke në Gjirin e Adenit, Somali dhe Detin Arabik.

Kështu autorizimi i vendosjes së forcave turke që shërbejnë në këtë rajon është zgjatur deri më 10 shkurt të vitit 2022.

Që nga miratimi për herë të parë nga parlamenti turk në vitin 2008, mocioni për vendosjen e forcave është zgjatur 13 herë.

Gjiri i Adenit, i ndodhur afër Jemenit dhe afër ngushticës Bab el-Mandeb, është një rrugë strategjike e energjisë për naftën e papërpunuar në Lindjen e Mesme.

Deti Arabik dhe vendi i Bririt të Afrikës, Somalia, ndodhen afër gjirit dhe ngushticës.



Lajme të ngjashme