Operacioni “Eren-5”: 53 strehimore dhe 62 depo armësh u bënë të papërdorshme

Në operacionin “Eren-5” që Ministria e Punëve të Brendshme zhvillon ndaj organizatës separatiste terroriste PKK u shkatërruan 53 strehimore dhe 62 depo duke i bërë ato të papërdorshme.

1572045

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme vazhdojnë operacionet për të mos lejuar kalimin e dimrit të organizatës terroriste PKK/KCK. Operacionet vazhdojnë me pjesëmarrjen e trupave komando dhe forca speciale (JÖH) të rrethit Mardin, Forcave Speciale të Policisë (PÖH) si dhe rojeve të sigurisë.

Në operacion 53 strehimore dhe 62 depo u bënë të papërdorshme. Në këto strehimore dhe depo u sekuestruan shumë lëndë plasëse, materiale të përdorura në prodhimin e eksplozivëve, municione, dokumente të organizatës terroriste si dhe materiale shëndetësore dhe jetësore.

Operacionet Eren që kanë filluar me qëllim për ta nxjerrë plotësisht organizatën separatiste terroriste PKK nga agjenda kombëtare dhe për të neutralizuar terroristët me mbështetjen e popullit vazhdojnë me sukses në mënyrë besnike dhe të vendosur. 

Lajme të ngjashme