Erdogan: Reformat e reja do ta çojnë vendin përtej objektivave të vitit 2023

Presidenti i Turqisë dhe njëkohësisht kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Recep Tayyip Erdogan tha se paketat e reformave të reja që janë duke përfunduar së përgatituri do të fillojnë të prezantohen në Kuvend.

1572156

Erdogan mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

"Kur t’i ndajmë reformat me kombin tonë, do të shihet se këto propozime reformash përmbajnë rregullore shumë thelbësore dhe të rëndësishme që do ta çojnë vendin tonë deri në vitin 2023 dhe më përtej", tha Erdogan.

Në fjalën e tij Presidenti Erdogan tha gjithashtu se do të zgjerohet fusha e vaksinimit kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) dhe do të arrijë të gjithë masën e synuar sa më shpejt të jetë e mundur.

“Agjenda jonë thelbësore është kauza e popullit tonë”, tha Erdogan dhe shtoi: "Me fillimin e vaksinimit ne kemi hyrë në një fazë të re. Tani ne kemi sjellë 10 milionë doza vaksinash në vendin tonë. Shumë vende në botë që thonë se janë të zhvilluara nuk mund të gjejnë vaksina. Falënderoj Zotin që me marrëveshjen që kemi bërë kemi siguruar 10 milionë doza nga 50 milion dozë që kemi bërë marrëveshje.".

Lajme të ngjashme