Turqia dënon sulmet terroriste ndaj bazave ushtarake në Mali

Turqia dënoi sulmet terroriste në Mali dhe publikoi një mesazh ngushëllimi për viktimat që humbën jetën si pasojë e këtyre sulmeve.

1570968
Turqia dënon sulmet terroriste ndaj bazave ushtarake në Mali

Turqia dënoi sulmet terroriste në Mali dhe publikoi një mesazh ngushëllimi për viktimat që humbën jetën si pasojë e këtyre sulmeve.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë shkruhet se është mësuar me hidhërim se në sulmet terroriste të 24 janarit kundrejt bazave ushtarake Boulkessi dhe Mondoro në Mali u vranë 6 ushtarë dhe u plagosën shumë forca të sigurisë.

“Ne i dënojmë këto sulme të poshtra. Ne i shprehim ngushëllimet tona popullit miqësor dhe vëllazëror si dhe qeverisë së Malit. Allahu pastë mëshirën për ata që humbën jetën në sulme dhe familjeve dhe të afërmve të viktimave u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta”, shkruhej në deklaratë.

Bazat ushtarake Boulkessi dhe Mondoro herë pas here janë në objektiven e organizatave terroriste.

Edhe në muajin mars 2020 në sulmin terrorist në Mondoro kishin humbur jetën 5 ushtarë.

Në dy bazat ushtarake, në sulmet e njëhershme në vitin 2018 kishin humbur jetën 40 ushtarë.

 


Lajme të ngjashme