Mbledhja e parë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të mbahet më 28 janar

Këshilli i Sigurisë Kombëtare (MGK) do të mblidhet nën drejtimin e Presidentit, Recep Tayyip Erdogan më 28 janar.

1571418
Mbledhja e parë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të mbahet më 28 janar

Këshilli i Sigurisë Kombëtare (MGK) do të mblidhet nën drejtimin e Presidentit, Recep Tayyip Erdogan më 28 janar.  

Në mbledhjen e parë të vitit, pritet që të diskutohen çështje strategjike me në krye zhvillimet në Mesdheun Lindor, aktivitetet e ushtrisë turke në Azerbajxhan, Libi dhe Siri si dhe lufta kundër terrorizmit.

Rifillimi i bisedimeve eksploruese ndërmjet Turqisë dhe Greqisë për të shqyrtuar problemet në Egje dhe Mesdheun Lindor pritet të jetë midis pikave kryesore të agjendës së mbledhjes.

Parashikohet që në këtë kontekst të shqyrtohen edhe hapat e Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut në bazë të interesave në Mesdheun Lindor.

Çështja e Sirisë dhe aktivitetet e ushtrisë turke në Azerbajxhan dhe Libi, si dhe lufta kundër elementëve terroristë në jug të Turqisë pritet të diskutohen gjithashtu në takim.

Në takim pritet të diskutohen gjithashtu edhe operacionet kundër të gjitha organizatave terroriste me në krye PKK/KCK-PYD/YPG, FETO dhe DAESH dhe çështje të tjera të sigurisë rajonale dhe kombëtare.



Lajme të ngjashme