Linjat Ajrore Turke pezullojnë fluturimet me nisje dhe mbërritje Izraelin

“Turkish Airlines”, transportuesi ajror flamurtar i Turqisë, ka pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet për në Izrael.

1571091
Linjat Ajrore Turke pezullojnë fluturimet me nisje dhe mbërritje Izraelin

Kompania njoftoi të hënën përmes rrjetit social “Twitter” se nuk do të ketë fluturime të Linjave Ajrore Turke drejt Izraelit ose nga Izraeli gjatë periudhës 26-31 janar 2020.

Në të njëjtin postim, “Turkish Airlines” tha se kjo masë ishte në përputhje me një vendim të “autoriteteve përkatëse”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

“Pasagjerët që kanë nevojë të rregullojnë fluturimet e rezervuara më parë, mund të kontaktojnë qendrën e thirrjeve të kompanisë ajrore përmes numrit 850-333-0-849, zyrat e shitjes ose agjencitë e blerjes”, theksoi ajo.



Lajme të ngjashme