Ersoy: Turqia vendi i dytë më i vizituar nga bullgarët

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Nuri Mehmet Ersoy tha se ndër vendet që shtetasit bullgarë interesohen më shumë, Turqia zë vendin e dytë.

1571369
Ersoy: Turqia vendi i dytë më i vizituar nga bullgarët

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Nuri Mehmet Ersoy tha se ndër vendet që shtetasit bullgarë interesohen më shumë, Turqia zë vendin e dytë.

Duke vlerësuar vizitën e tij 1-ditore të punës në Bullgari, ministri Ersoy deklaroi se takimin e parë gjatë vizitës së tij në Sofje e zhvilloi me Kryeministrin bullgar, Boyko Borisov.

"Ne patëm mundësinë të flasim edhe për rifillimin e ngjeshur të trafikut të turizmit midis dy vendeve, edhe për eliminimin e vështirësive të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit në fushën ekonomike. Ne biseduam për nevojat e bashkëkombësve tanë që jetojnë këtu, si dhe të gjitha çështjet që duhet të vijnë në rendin e ditës në lidhje me restaurimin e veprave të periudhës osmane. Ne përcaktuam një hartë rrugore për të gjitha këto. Në këtë drejtim takimi ishte shumë i dobishëm", tha ministri turk.

Ersoy së bashku me zëvendëskryeministren bullgare dhe njëherësh ministrja e Turizmit, Mariana Nikolova mori pjesë Takimin e 3-të Komitetit të Përbashkët të Turizmit Turqi-Bullgari që u zhvillua në rezidencën Boyana në Sofje. Ministri Ersoj tha se aty u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi midis dy vendeve në fushën e turizmit.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Nuri Mehmet Ersoy tha se nga muaji prill synojnë çeljen e sezonit të turizmit në Turqi dhe shtoi: “Në këtë aspekt, ekziston edhe një kërkesë shumë serioze e Bullgarisë nga Turqia. Ndër vendet për të cilat interesohen më shumë për momentin qytetarët në Bullgari, Turqia renditet e dyta. Sipas shifrave të turistëve që kanë ardhur në Turqi vitin e kaluar, Bullgaria radhitet e dyta dhe çdo vit e më shumë është rritur edhe trafiku nga Turqia për në Bullgari".

 


Lajme të ngjashme