Erdogan: Procesin COVID-19 arritëm ta lëmë pas me vështirësi minimale

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të martën se ndryshe nga vendet e tjera, Turqia arriti ta lërë pas me vështirësi minimale procesin e lidhur me koronavirusin e ri shkaktar të sëmundjes COVID-19.

1571496
Erdogan: Procesin COVID-19 arritëm ta lëmë pas me vështirësi minimale

Ky vlerësim i kreut të shtetit turk erdhi gjatë fjalës së rastit në Ceremoninë e Emërimeve Sociale, organizuar në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Ai tha se potenciali i infrastrukturës së shërbimeve të Turqisë ka dalë në pah shumë më qartë në periudhë krizash.

“Ne gjithashtu testuam mbulimin e sistemit tonë të mbështetjes sociale gjatë periudhës së pandemisë që po i afrohet 1 viti (në Turqi), duke mos u përballur me një krizë shëndetësore që do të na digjte shpirtin në këtë kohë. Ne siguruam mbijetesën e vendit tonë me fondet e ombrellës së mbrojtjes sociale prej më shumë se 46 miliardë lirash dhe subvencionet që siguruam në shumë sektorë”, theksoi Presidenti Erdogan.

“Vendet më të zhvilluara në botë aktualisht nuk po gjejnë dot vaksina. Me hapat që ndërmorëm për vaksinimin, ne filluam t'i marrim vaksinat tona me shpejtësi. Shpresoj që 50 milionë doza të vaksinës të vijnë në vendin tonë në fazën e parë. Ne e kemi nisur vrullshëm fushatën e vaksinimit dhe aktualisht po vazhdon. Ndryshe nga vendet e tjera, ne arritëm ta lëmë pas me vështirësi minimale këtë proces”, shtoi lideri turk mes të tjerash.



Lajme të ngjashme