Piratët rrëmbejnë një anije tregtare me ekuipazh turk në Gjirin e Guinesë

Bëhet e ditur se është vrarë një azerbajxhanas anëtar i ekuipazhit të një anije turke të bastisur nga piratët detar në det të hapur në afërsi të brigjeve të Nigerisë.

1569768
Piratët rrëmbejnë një anije tregtare me ekuipazh turk në Gjirin e Guinesë

Anija turke me flamur Liberia, e cila u sulmua nga piratët në Gjirin e Guinesë, u ankorua në Portin Gentil të Gabonit.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Adil Karaismailoglu tha në llogarinë e tij në Twitter se anija kontejner Mozart u sulmua nga piratët në Gjirin e Guinesë, ndërsa bëri të ditur se “Anija u ankorua në Portin Gentil të Gabonit”.

Karaismailoglu, i cili kërkoi mëshirën e Allahut për marinarin azerbajxhanas, i cili humbi jetën në incident, tha: "Të gjitha mundësitë tona janë mobilizuar për kthimin e sigurt të 15 marinarëve tanë në Turqi".

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu në prononcimin e tij për një televizion privat se anija ishte në ujërat territoriale të Gabonit dhe se kontaktet e nevojshme për të shpëtuar shtetasit e rrëmbyer turq janë inicuar me të gjitha vendet.

Çavusoglu deklaroi se anija është anije e një pronari të huaj që lundron me flamur të huaj, por që një kompani turke siguroi ekuipazhin.

"Pra, anija nuk është në pronësi të kompanisë turke. 19 anëtarët e ekuipazhit janë turq dhe një është shtetas azerbajxhanas. Fatkeqësisht, vëllai ynë nga Azerbajxhani ka ndërruar jetë", bëri të ditur Çavusoglu.

Ai rikujtoi se dje bisedoi me homologun e tij azerbajxhanas Ceyhun Bayramov dhe tha se "Ministritë e Jashtme dhe njësitë konsullore të të dy vendeve po punojnë aktualisht për të marrë funeralin dhe për ta dërguar atë në Azerbajxhan përmes Turqisë".

Anija “Mozart” që lundronte me flamur të Liberisë u sulmua dje nga piratët detarë rreth 110 milje larg qytetit Lagos të Nigerisë.

Piratët detarë braktisën anijen, duke marrë me vete 15 personel turk nga 19 që mbaheshin peng, ndërkaq një shtetas azerbajxhanas u vra gjatë përleshjes.

Pas kësaj anija vazhdoi rrugën e saj për në Portin Gentil të Gabonit me 3 pjesëtarë të ekuipazhit.



Lajme të ngjashme