Dërgesa e dytë prej 6.5 milionë dozave të vaksinës antiCovid nesër mbërrin në Turqi
Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca deklaroi se 6.5 milionë doza të vaksinës nga pjesa e parë e dërgesës së dytë prej 10 milionë dozave do të mbërrijnë nesër në Turqi.
1569923

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca deklaroi se 6.5 milionë doza të vaksinës nga pjesa e parë e dërgesës së dytë prej 10 milionë dozave të vaksinave joaktive që do të aplikohen si pjesë e luftës kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), do të mbërrijnë nesër në Turqi.
Ministri Koca bëri një postim në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me dërgesën e dytë të vaksinave në Turqi.
“Pjesa e parë prej 6.5 milionë dozave e dërgesës së dytë të vaksinave joaktive, e cila është 10 milion doza, do të jetë në vendin tonë të hënën në mëngjes. Në përputhje me planin e furnizimit, vaksinimi do të vazhdojë pa prishjen e orarit”, shkroi ministri Koca në mesazhin e tij.
Turqi – Deri më tani janë vaksinuar mbi 1 milion e 200 mijë njerëz me vaksinën CoronaVac | TRT Shqip
Doza e parë e vaksinës CoronaVac, e cila u shpërnda me 81 rajone të Turqisë si pjesë e luftës kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) dhe që filloi më 14 janar, u aplikua për më s