Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (24 janar), raportohen 5.277 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 5.277 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 140 të sëmurë kanë ndërruar jetë për shkak të virusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1570025
Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (24 janar), raportohen 5.277 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 140 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 25.073.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 2.429.605 pasi 5.277 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 2 milionë e 307 mijë e 721 pacientësh, nga të cilët 5.860 nga e shtunë në të dielë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.905 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 148.425 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 28 milionë e 497 mijë e 84”, sqaroi Ministria.



Lajme të ngjashme