Turqia lëshon sot në det fregatën “Stambolli”

Fregata do të kryejë aktivitete të mbrojtjes së zhvilluar kundërajrore dhe luftimit mbi det, luftës mbrojtëse nën ujë dhe patrullimit.

1569412
Turqia lëshon sot në det fregatën “Stambolli”

Fregata do të kryejë aktivitete të mbrojtjes së sofistikuar kundërajrore dhe luftimit mbi det, luftës mbrojtëse nën ujë dhe patrullimit.

Gjithashtu fregata do të realizojë edhe misione të tjera siç janë: zbulim dhe vrojtim, përcaktim dhe identifikim i objektivit, paralajmërim si dhe mbrojtje të bazave dhe porteve detare.

E para nga fregatat e klasës “I”, prodhuar nga Departamenti i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë (SSB) si vazhdim i Projektit të Anijes Kombëtare (MILGEM), luftanija “Istanbul” do të takojë ujin gjatë një ceremonie që do të mbahet sot më 23 janar. Ajo është projektuar plotësisht me mundësi kombëtare me veçori të përparuara detare.

Kur të ketë përfunduar fregata do të ketë një gjatësi prej 113 metra, gjerësi 14,4 metra dhe synimi është që në vitin 2023 fregata t’i dorëzohet Komandës së Forcave Detare të Turqisë.

Ajo është një variant i zgjeruar i klasës “Ada” dhe do të ketë një trup pak më të trashë për qëndrueshmëri të përmirësuar. Përveç sistemeve të armëve, vetëmbrojtjes dhe të luftës antinëndetëse të klasës “Ada”, klasa “I” do të ketë dyfishin e numrit të raketave kundëranije dhe do të pajiset me platformën lëshuese “Mk.41 VLS”, e aftë për të shkrepur raketa të llojeve “Atmaca”, “HISAR”, “RIM-66 Standard”, “RIM-162 ESSM” dhe “VL ASROC”, krahas sistemeve të tjera për përmirësimin e aftësive luftarake me shumë role.

Përvoja dhe njohuria teknologjike e fituar me fregatën “Istanbul” do të luajë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e karakteristikave të dizajnit dhe procesin e zhvillimit të fregatave të klasës “TF-2000”, si dhe në përzgjedhjen e sistemeve e pajisjeve që do të përdoren në këto anije luftarake dukshëm më të mëdha dhe më të afta.

 


Lajme të ngjashme