Erdogan: Fuqia ushtarake, ekonomike dhe diplomatike është një domosdoshmëri për ne

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se të qenurit i fortë në aspektet ushtarake, ekonomike dhe diplomatike është për Turqinë një domosdoshmëri se sa një opsion.

1569691
Erdogan: Fuqia ushtarake, ekonomike dhe diplomatike është një domosdoshmëri për ne

Të shtunën Presidenti Erdogan mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Komandën e Kantierit të Anijeve (ushtarake) në Stamboll me rastin e lëshimit në ujë të Fregatës “Istanbul” (F-515), e cila është anija e pestë e prodhuar në kuadër të projektit “MİLGEM” (projekti për prodhimin e anijeve kombëtare) dhe në ceremoninë e “Saldimit të parë për anijen e tretë të tipit korvet”, që do të prodhohet për Pakistanin.

“Unë u dërgoj përshëndetjet dhe dashurinë time vëllezërve të mi pakistanezë, me të cilët jemi një në gëzime dhe hidhërime. Vëllazërinë historike mes Turqisë dhe Pakistanit sot do ta çojmë një hap më përpara. Bashkëpunimi midis dy vendeve do të vazhdojë të forcohet në të gjitha fushat. Ne e dimë që mbi të gjitha kemi një potencial shumë të rëndësishëm në fushën e industrisë së mbrojtjes”,- tha Presidenti Erdoan.

Erdoan vuri në dukje se nuk është e mundur që kombet, që nuk janë të fuqishëm, të pavarur dhe të aftë teknologjikisht në fushën e mbrojtjes të shikojnë me besim tek e ardhmja.

"Turqia është e detyruar ta mbajë kapacitetin e saj shkëshillues e parandalues në nivelin më të lartë si për të garantuar sigurinë e saj kombëtare, ashtu edhe për të mbrojtur të drejtat e miqve të saj",- tha mes të tjerash lideri turk duke shtuar se të qenit i fortë në aspektin ushtarak, ekonomik dhe diplomatik për Turqinë është më shumë një domosdoshmëri se sa një opsion.

"Ne jemi një komb që kemi qëllime, objektiva dhe fjalë për të thënë në lidhje me rrjedhën e botës”, theksoi Erdoan.

Në vijim të fjalës së tij Presidenti tha: “Ndërsa në vitin 2002 u bënë vetëm 62 projekte në industrinë e mbrojtjes, sot ky numër ka arritur në 700. Ne jemi bërë një vend që i përgjigjet nevojave të vetvetes dhe vendeve mike dhe aleate në fushën e automjeteve tokësore dhe detare. Ne jemi një ndër 10 vendet që mund të projektojnë, ndërtojnë dhe mirëmbajnë anijet e tyre luftarake”.

Erdoani potencoi se dronët e armatosur dhe të paarmatosur të prodhuar me mundësi vendore ndiqen me interes në të gjithë botën, ndërsa shtoi:

"Suksesi i punës së kryer deri më tani është për shkak të zhvillimit të bashkëpunimit midis institucioneve tona."

Presidenti tha se Turqia është në pozicionin e një vendi që mund t’i kapërcejë me fuqitë e saj vështirësitë që i nxjerrin furnizuesit globalë dhe embargot e tyre të fshehta dhe të hapura që ata zbatojnë duke shtuar:

"Është prioriteti ynë kryesor që të preferojmë kompanitë dhe institucionet tona kombëtare në mesin e produkteve dhe projekteve ekuivalente në çdo fushë."

Presidenti Erdogan vuri në dukje se në industrinë e mbrojtjes, ata jo vetëm që rregullojnë të metat e së kaluarës, por gjithashtu përgatiten edhe për të ardhmen.

Shpresojmë që ne do ta kthejmë marinën tonë në një pozicion shumë të fortë me 5 projekte të mëdha që do t’i vendosim në shërbim për 5 vjet. Me fregatën ‘Istanbul’ ne do të fusim në inventar për herë të parë ‘Gökdeniz’, që është versioni detar i sistemit të mbrojtjes ajrore në lartësi të ulët ‘Korkut’,- cilësoi Erdoan.



Lajme të ngjashme