Çavusoglu: BE-ja të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) deklaroi se liberalizimi i vizave të Bashkimit Evropian (BE) për qytetarët turq është një premtim që duhet të zbatohet.

1569544
Çavusoglu: BE-ja të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave

Çavuşoğlu vlerësoi për gazetarët kontaktet e tij në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës, të cilin e vizitoi brenda javës.

Gjatë qëndrimit në Bruksel Mevlut Çavushollu u takua me Josep Borrell, Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe me disa anëtarë të Komisionit Evropian.

Në ditën e dytë të vizitës së tij ministri Çavushollu pati takime me raportuesin e Turqisë në Parlamentin Evropian (PE) Nacho Sanchez Amor, Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) Charles Michel dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Duke vlerësuar kontaktet e tij në Bruksel për gazetarët Çavushollu tha:

"Ne e pamë samitin e dhjetorit të BE-së si një dorë e shtrirë drejt nesh. Reformat do të kontribuojnë në krijimin e atmosferës pozitive.”

Lidhur me liberalizimin e vizave, Çavushollu bëri këtë vlerësim:

"Ashtë e vështirë, por është një premtim që duhet mbajtur."

Shefi i diplomacisë turke tha se marrëveshja e Bashkimit Doganor duhet përditësuar.

"Çështja e parë nga këndvështrimi ynë është ndërprerja e mbështetjes për organizatën terroriste separatiste PKK/YPG nga vendet perëndimore”,- u tha mes të tjerash Çavushollu gazetarëve.

Ndërsa në lidhje me sistemin e mbrojtjes ajrore (raketat S-400) që është blerë nga Rusia dhe që ka shkaktuar tension mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Çavushollu tha:

"Ne u rikujtuam evropianëve se propozimi ynë për të ngritur një komision nën çatinë e NATO-s është ende i vlefshëm. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e shikon si pozitiv këtë propozim nëse do të pranohet edhe nga ShBA-ja”.

Duke iu referuar çështjes së aktiviteteve të kërkimit të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor, ministri Çavushollu e konfirmoi edhe një herë se ata janë për një ndarje të drejtë (të pasurive këtu).

“Prandaj ne duhet të jemi pragmatikë. Ne duhet t’i afrojmë të dyja palët (Republikën Turke të Qipros së Veriut dhe Administratën Grekoqipriote. Të dy pjesët e ishullit duhet të marrin pjesë në takimet që do të mbahen. Ndoshta mund të mbahet një takim i ndarë në një format të veçantë”,- përfundoi ai.

 


Lajme të ngjashme