Ushtria turke neutralizon 4 terroristë të PKK-së me një operacion ajror në veri të Irakut

Si rezultat i koordinimit mes Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) u identifikua vendndodhja e 4 terroristëve të PKK-së në rajonin Gara në veri të Irakut, të cilët u neutralizuan me një operacion ajror.

1569310
Ushtria turke neutralizon 4 terroristë të PKK-së me një operacion ajror në veri të Irakut

Në rajonin Gara në veri të Irakut janë neutralizuar me operacion ajror 4 terroristë të PKK-së.

“Katër (4) terroristë, vendndodhja e të cilëve u përcaktua si rezultat i një pune koordinuese mes Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) janë neutralizuar me operacionin e suksesshëm ajror që është kryer në këtë zonë”,- njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në një deklaratë të shkruar.

 


Lajme të ngjashme