Turqia i shpreh ngushëllimet popullit dhe qeverisë ukrainase

Turqia publikoi një mesazh ngushëllimi për personat që humbën jetën në një azil për të moshuarit në qytetin Harkov të Ukrainës.

1569211
Turqia i shpreh ngushëllimet popullit dhe qeverisë ukrainase

Turqia publikoi një mesazh ngushëllimi për personat që humbën jetën në një azil për të moshuarit në qytetin Harkov të Ukrainës.

“Ne kemi mësuar me shumë hidhërim lajmin se në një qendër për kujdesin e të moshuarve në Harkov të Ukrainës ra një zjarr që ka rezultuar në humbjen e shumë jetëve dhe plagosjeve e shumë të tjerëve. Ne i shprehim ngushëllimet tona të përzemërta popullit miqësor dhe vëllazëror të Ukrainës, si dhe qeverisë ukrainase. Të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë.”, shkruhet në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

Si pasojë e zjarrit që ra në një azil për të moshuarit në qytetin Harkov të Ukrainës 15 persona mbetën të vdekur ndërsa 11 prej të shpëtuarve janë për kurim në spital.  

 


Lajme të ngjashme