Erdogan jep sinjalin për operacion kundër PKK-së

Në përgjigje të interesit të gazetarëve në Stamboll Presidenti Erdoan dha sinjalin për një operacion të mundshëm kundër organizatës separatiste terroriste PKK të strehuar në zonën Sinxhar në veri të Irakut.

1569193
Erdogan jep sinjalin për operacion kundër PKK-së

Pas namazit të të premtes në Stamboll Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për mundësinë e një operacioni kundër PKK-së në Sinxhar.

“Një operacion i tillë nuk deklarohet. Unë kam diçka që e them gjithnjë: ‘Një natë mund të vijmë papritmas’,- u tha lideri turk gazetarëve.

Gjithashtu Presidenti Erdoan shpjegoi se deri në fund të javës do të vijë në Turqi edhe partia e dytë e vaksinës së prodhuar në Kinë kundër koronavirusit të llojit të ri (Covid-19).

“Kina ka miratuar dërgimin e partisë së dytë të vaksinave. Në mundësinë më të madhe vaksinat vijnë deri në fund të javës”, sqaroi ai.

Presidenti iu përgjigj edhe pretendimeve për zgjedhje të parakohshme, ku theksoi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme para qershorit 2023.

 


Lajme të ngjashme