Erdogan: S'do të ndalemi dhe s'do të hezitojmë deri në ndërtimin e Turqisë së madhe e të fuqishme

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të enjten se qeveria e tij nuk do të ndalet dhe s'do të hezitojë derisa të përfundojë ndërtimin e Turqisë së madhe dhe të fuqishme.

1568343
Erdogan: S'do të ndalemi dhe s'do të hezitojmë deri në ndërtimin e Turqisë së madhe e të fuqishme
Cumhurbaşkanı Erdoğan, AK Parti il başkanları toplantısı 01.jpg

Ky vlerësim i Presidentit Erdogan, njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), erdhi gjatë pjesëmarrjes së tij me videokonferencë në Takimin e Zgjeruar me Kryetarët e Degëve të AK Partisë në Rrethe.

“Edhe pse nën hijen e pandemisë së koronavirusit të ri, vitin e kaluar (2020) e mbyllëm me rezultate mjaft të mira në investime dhe në zbatimin e buxhetit”, u shpreh ai duke shtuar se në vitin 2021 synojnë që të bëjnë një progres shumë më të madh.

Kreu i shtetit turk shprehu besimin se vendi i tij ka arritur një nivel ku mund t'i realizojë objektivat e tij në çdo fushë, nga infrastrukturat e shërbimeve bazë e deri tek industria e mbrojtjes.

“Falë infrastrukturës së fortë dhe arkitekturës politike që kemi ndërtuar në 18 vitet e fundit, ne do ta çojmë vendin tonë në pozitën e tij të merituar në rendin e ri global. Ne as do të ndalemi dhe as do të hezitojmë derisa të përfundojmë ndërtimin e Turqisë së madhe e të fuqishme”, theksoi Presidenti Erdogan mes të tjerash.



Lajme të ngjashme