Erdogan: Një komb që nuk i del për zot gjuhës së vet është si një pemë që shembet nga era
Erdogan tha: “Nëse ne si komb kemi një kauzë të kulturës, këtë duhet ta fillojmë nga turqishtja”.
1567969


Presidenti Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në Ceremoninë e Çmimeve Speciale 2019-2020 të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të zhvilluar në Kompleksin Presidencial.
“Kombet që nuk i dalin për zot gjuhës dhe nuk e pasurojnë atë janë të dënuara të rrëzohen si pemët me rrënjë të thara përballë erës”, tha Erdogan.
Duke paralajmëruar se në themelin e problemeve në shumë fusha qëndron gjuha dhe se nuk mund të përshkohen distanca të gjata në çështje të tjera pa i kushtuar vëmendjen dhe kujdesin e duhur gjuhës, Erdogan tha: “Nëse ne si komb kemi një kauzë të kulturës, këtë duhet ta fillojmë nga turqishtja”.