Ambasadori turk në Uashington uroi Joe Biden për fillimin e detyrës së Presidentit

Ambasadori turk në Washington Serdar Kiliç uroi Joe Biden, i cili u betua si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

1568064

Serdar Kiliç nëpërmjet një deklarate të publikuar në llogarinë e tij në Twitter përgëzoi Presidentin e SHBA-së Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten Kamala Harris, të cilët filluan detyrat e tyre dje.

"Shpresoj që administrata e re të tregojë mendje të shëndoshë për të forcuar marrëdhëniet me aleatët afatgjatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërsa krijon aleatë të rinj për t'i shërbyer më mirë paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe rajonale", shkroi ambasadori Kiliç në mesazhin e tij.

Lajme të ngjashme