Koronavirusi në Turqi (20 janar 2021) – 6.435 raste të reja, 159 të vdekur dhe 5.932 të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 6.435 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 159 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga ky virus.

1567814
Koronavirusi në Turqi (20 janar 2021) – 6.435 raste të reja, 159 të vdekur dhe 5.932 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën në mbrëmje se 159 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 24.487.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus është rritur në 2.406.216”, theksoi Ministria duke shtuar se 6.435 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit gjatë ditës së fundit dhe se vetëm 752 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes.

Sipas saj, një total prej 2.283.919 pacientësh, nga të cilët 5.932 nga e martë në të mërkurë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 2.102 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 168.894 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 27.867.450”, sqaroi Ministria.



Lajme të ngjashme