Erdogan: Vazhdojmë ndërtimin e Turqisë së madhe dhe të fuqishme

Erdogan u lidh me videokonferencë nga Stambolli me kongreset provinciale të partisë në Sakarya, Yalova, Kırklareli, Edirne dhe Çanakkale.

1567597
Erdogan: Vazhdojmë ndërtimin e Turqisë së madhe dhe të fuqishme

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se vazhdojnë ndërtimin e Turqisë së madhe dhe të fuqishme.

Erdogan u lidh me videokonferencë nga Stambolli me kongreset provinciale të partisë në Sakarya, Yalova, Kırklareli, Edirne dhe Çanakkale.

“Pas çdo suksesi që kemi arritur në këto toka, ku kemi jetuar prej një mijë vitesh, është puna, mundi dhe vendosmëria e miliona njerëzve dhe gjaku i miliona njerëzve”, tha Erdogan.

“Edhe pse kanë kaluar 1 mijë vjet, e dimë se ka nga ata që nuk na pëlqejnë në atdheun tonë, që na shohin të tepërt”, tha ai.

“Ne i dimë edhe ata që mbyllin sytë për të mos parë Turqinë në demokraci dhe në ekonomi, duke bllokuar veshët dhe duke i ngrysur zemrat e tyre.  Ne do të vazhdojmë ndërtimin e Turqisë së madhe dhe të fuqishme”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.  

 

 


Lajme të ngjashme