Media irakiane i bën jehonë të madhe vizitës së ministrit Hulusi Akar në Bagdad

Vizita e ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Yasar Guler, në kryeqytetin Bagdad të Irakut bëri jehonë të madhe në shtypin e këtij vendi fqinj.

1566897
Media irakiane i bën jehonë të madhe vizitës së ministrit Hulusi Akar në Bagdad

“As-Sabah”, gazetë zyrtare irakiane, në artikullin e saj të sotëm me titullin “Marrëveshje ndërmjet Irakut dhe Turqisë për sigurinë e kufirit të përbashkët”, u kushtoi vend hollësive nga takimet e Akarit dhe Gulerit me Kryeministrin Mustafa al-Kadhimi, Presidentin Barham Salih dhe ministrin e Mbrojtjes, Juma Inad Saadoun.

Ndërsa “Az-Zaman”, një tjetër e përditshme shumë efektive në Irak, kontaktet e Akarit dhe Gulerit në Bagdad u përcolli lexuesve të saj nën titullin “Al-Kadhimi i bëri të ditur Akarit kundërshtimin e Bagdadit zyrtar për kërcënimet me burim Irakun ndaj stabilitetit të Turqisë”.

Krahas Agjencisë Zyrtare Irakiane të Lajmeve, Agjencisë Kombëtare Irakiane të Lajmeve dhe gazetës tjetër shumë prestigjioze “Al-Mada”, vizita e ministrit Akar në Badgad u mbulua me detaje edhe nga portalet informative më të lexuara të vendit.



Lajme të ngjashme