Fregata kombëtare “Istanbul” në det më datë 23 janar

E gjatë 113 metra dhe e gjerë 14,4 metra e gjerë, fregata “Istanbul” është projektuar me karakteristika të përparuara detare dhe lehtësira plotësisht kombëtare.

1566915
Fregata kombëtare “Istanbul” në det më datë 23 janar

E para nga fregatat e klasës “I”, prodhuar nga Departamenti i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë (SSB) si vazhdim i Projektit të Anijes Kombëtare (MILGEM), luftanija “Istanbul” do të takojë ujin gjatë një ceremonie të planifikuar më 23 janar.

Kjo fregatë, e cila po ndërtohet në kuadër të projekteve të industrisë së mbrojtjes së SSB-së për vitin 2021, do të ketë një sistem kombëtar të luftës elektronike, një sistem kombëtar të gjeneratës së re për menaxhimin e luftës, armë, radarë e sensorë të përmirësuar, si dhe sisteme të komunikimit e lundrimit.

E gjatë 113 metra dhe e gjerë 14,4 metra e gjerë, fregata “Istanbul” është projektuar me karakteristika të përparuara detare dhe lehtësira plotësisht kombëtare.

Ajo është një variant i zgjeruar i klasës “Ada” dhe do të ketë një trup pak më të trashë për qëndrueshmëri të përmirësuar. Përveç sistemeve të armëve, vetëmbrojtjes dhe të luftës antinëndetëse të klasës “Ada”, klasa “I” do të ketë dyfishin e numrit të raketave kundëranije dhe do të pajiset me platformën lëshuese “Mk.41 VLS”, e aftë për të shkrepur raketa të llojeve “Atmaca”, “HISAR”, “RIM-66 Standard”, “RIM-162 ESSM” dhe “VL ASROC”, krahas sistemeve të tjera për përmirësimin e aftësive luftarake me shumë role.

Përvoja dhe njohuria teknologjike e fituar me fregatën “Istanbul” do të luajë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e karakteristikave të dizajnit dhe procesin e zhvillimit të fregatave të klasës “TF-2000”, si dhe në përzgjedhjen e sistemeve e pajisjeve që do të përdoren në këto anije luftarake dukshëm më të mëdha dhe më të afta.

Fregata “Istanbul” planifikohet të hyjë në inventarin e Komandës së Forcave Detare të Turqisë në vitin 2023.



Lajme të ngjashme