Fahrettin Altun: Rritja e prirjes drejt platformave kombëtare BiP dhe Yaay, një zhvillim pozitiv

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, e konsideroi rritjen e prirjes drejt platformave kombëtare si BiP dhe Yaay si një zhvillim pozitiv përballë standardeve të dyfishta për të dhënat personale.

1566765
Fahrettin Altun: Rritja e prirjes drejt platformave kombëtare BiP dhe Yaay, një zhvillim pozitiv

Siç bën të ditur Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, Altun mori pjesë të martën në programin inaugurues të projektit “Shkrim-Këndimi i Mediave në Epokën Digjitale”, organizuar nga Fondacioni Rinor i Turqisë (TUGVA) për të rinjtë me origjinë turke rezidentë në Evropë.

Në programin e zhvilluar me videokonferencë, kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës tha se Turqia e ka rritur ndjeshëm fuqinë e saj politike, ushtarake, ekonomike dhe njerëzore gjatë viteve të fundit, por në të njëjtën kohë po ballafaqohet edhe me një luftë lodhëse.

Duke theksuar se me vazhdimin e marshimit të vendosur të Turqisë janë përshpejtuar edhe aktivitetet dashakeqe - si një fraksion i luftës lodhëse - për të dëmtuar imazhin global të vendit; Altun tërhoqi vëmendjen se një pjesë e rëndësishme e sulmeve kundër reputacionit të Turqisë kryhet nëpërmjet platformave të medias konvencionale ose digjitale.

Ai rikujtoi se pas vendimit të një aplikacioni të huaj (WhatsApp) për të “ndarë informacionet e përdoruesit”, Bordi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale nisi detyrimisht një hetim direkt në lidhje me transferimin e të dhënave jashtë vendit dhe parimeve themelore të këtij aplikacioni.

“Me rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e të dhënave personale, u kuptua më qartë rëndësia e zhvillimit dhe aplikimit të teknologjive kombëtare. Rritja e prirjes drejt platformave kombëtare si BiP dhe Yaay është një zhvillim pozitiv përballë standardeve të dyfishta për të dhënat personale”, përfundoi Fahrettin Altun.



Lajme të ngjashme