Turqia lë pas shumë vende të BE-së në procesin e vaksinimit kundër COVID-19

Performanca e vaksinimit të Turqisë kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) ka tejkaluar disa vende që kanë filluar procesin e vaksinimit për javë të tëra.

1566106
Turqia lë pas shumë vende të BE-së në procesin e vaksinimit kundër COVID-19

Performanca e vaksinimit të Turqisë kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) ka tejkaluar disa vende që kanë filluar procesin e vaksinimit për javë të tëra.

Në Turqi, ku gati 800.000 punonjës shëndetësorë janë vaksinuar që kur ka filluar vaksinimi më 13 janar, procesi i vaksinimit, veçanërisht në grupet me përparësi, po vazhdon me gjithë shpejtësi.

Ministri i Shëndetësisë Koca tha në një deklaratë se Turqia ka mundësinë të bëjë mesatarisht 1.5-2 milionë doza në ditë.

Punimet e vaksinimit të Bashkimit Evropian (BE) kundër pandemisë së COVID-19, e cila filloi në fund të dhjetorit, nuk janë në nivelin e pritur.

Vaksinimi në Itali filloi në 27 dhjetor. Sipas të dhënave nga Zyra e Komisionerit të Prokurimeve të Emergjencave të Zyrës së Kryeministrit Italian deri më 17 janar, numri i vaksinave antiCOVID të aplikuara arriti në 1 milion e 153 mijë e 501.

Italia është vendi me numrin më të lartë të vaksinave brenda BE-së, por në politikën e brendshme ajo kritikohet se "ka mbetur prapa".

Gjermani, u njoftua se 1 milion e 50 mijë njerëz ishin vaksinuar deri të premten më 15 janar.

Spanja, ku procesi i vaksinimit filloi më 27 dhjetor, deri më 15 janar arriti të vaksinojë 768.950 njerëz.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Francës, e cila po ashtu filloi vaksinimin më 27 dhjetor, 422.127 njerëz u vaksinuan deri 17 janari.

Vaksinimi kundër COVID-19 në Holandë filloi në 6 janar. Sipas shifrave zyrtare, 55.000 doza të vaksinave u përdorën deri më 17 janar.

Belgjika, e cila filloi vaksinimin në 28 dhjetor, deri në 16 janar vaksinoi 96.402 njerëz.

Vaksinimi kundër COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar ka filluar më 8 dhjetor. Deri më 17 janar, 3.8 milionë njerëzve u ishte dhënë doza e parë e vaksinave.



Lajme të ngjashme