Turqia dënon deklaratat skandaloze të kryepeshkopit të Greqisë

Fjalët e kryepeshkopit në Greqi, Jeronimos “Islami është një parti politike, kurse myslimanët janë njerëz të luftës” kanë ngjallur reagime të mëdha.

1565569
Turqia dënon deklaratat skandaloze të kryepeshkopit të Greqisë

Fjalët e kryepeshkopit në Greqi, Jeronimos “Islami është një parti politike, kurse myslimanët janë njerëz të luftës” kanë ngjallur reagime të mëdha.

 

Në një deklaratë të shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se janë dënuar me forcë fjalët që Jeronimos ka përdorur për fenë Islame gjatë një interviste për një televizion privat, fjalë që nuk i përshtaten pozitës së tij.

Islami është një fe e paqes që si themel ka dhembshurinë dhe një mirëkuptim tolerance që siguron bashkëjetesën e feve dhe civilizimeve të ndryshme, vijon deklarata.

“Është për të ardhur keq që një shpifje e tillë bëhet ndaj fesë tonë hyjnore në kushtet e pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19), që ka përfshirë të gjithë botën, ndërsa të gjithë duhet të përpiqen për zhvillimin e një klime të respektit reciprok dhe tolerancës reciproke”,- thuhet mes të tjerash në deklaratë.

Objekt diskutimi këtu është helmimi që i bëjnë shoqërisë me deklarata të tilla të pabaza udhëheqësit fetarë, të cilët duhet t’i shërbejnë paqes.

“Këto shprehje provokuese të kryepeshkopit Jeronimos, të cilat e nxisin shoqërinë në armiqësi dhe dhunë kundër Islamit, tregojnë gjithashtu nivelin e frikshëm ku ka arritur Islamofobia. Mendime të tilla malinje janë gjithashtu përgjegjëse për rritjen e racizmit, islamofobisë dhe ksenofobisë në Evropë. Fakti që një deklaratë e tillë është bërë në një kohë kur janë bërë përgatitjet paraprake për bisedimet hulumtuese është gjithashtu domethënëse dhe ky është një hap fatkeq drejt minimit të procesit”, përfundon deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

 


Lajme të ngjashme