Çavusoglu: Jemi në një atmosferë më pozitive në marrëdhëniet me BE-në

Mevlut Çavusoglu mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas në Ankara.

1566015
Çavusoglu: Jemi në një atmosferë më pozitive në marrëdhëniet me BE-në
Çavuşoğlu - Maas.1.jpg
Mevlut Çavusoğlu - Heiko Maas 01.jpg
Mevlut Çavusoğlu - Heiko Maas 02.jpg
Mevlut Çavusoğlu - Heiko Maas 03.jpg

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu, tha se ata janë në një atmosferë më pozitive (në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian) falë hapave që vijnë nga Evropa.

Mevlut Çavusoglu mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas në Ankara.

Shefi i diplomacisë turke tha se me Gjermaninë kanë rënë dakord për të ringjallur mekanizmat dypalëshe të dialogut në procesin e ardhshëm.

Ministri Çavusoglu i bëri edhe një vlerësim marrëdhënieve Turqi-BE.

“Jemi në një atmosferë më pozitive (në marrëdhëniet me BE-në) falë hapave që vijnë nga Evropa”, deklaroi Çavusoglu.

Çavusoglu nënvizoi se ata janë të kënaqur që Greqia ka filluar të marrë pjesë në takimet e mekanizmit të vendosur brenda NATO-s, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Turqia mori pjesë në të gjitha takimet. Negociatat me Greqinë fillojnë më 25 janar. Ne do të diskutojmë të njëjtat çështje në raundin e 61-të me ato që diskutuam në raundin e 60-të”.

Ndërkaq ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se “Dëshirojnë të thellojnë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian”.



Lajme të ngjashme