Forcat e Armatosura Turke përgatiten për stërvitje të madhe dimërore

Sipas informacionit të marrë, Stërvitja Dimërore 2021 do të mbahet në Kars mes datave 1-12 shkurt.

1565170
Forcat e Armatosura Turke përgatiten për stërvitje të madhe dimërore

Forcat e Armatosura Turke po përgatiten për stërvitjen më gjithëpërfshirëse dimërore të periudhës së fundit.

Stërvitja, ku do të marrin pjesë edhe elementë e Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit, do të zhvillohet me pjesëmarrjen e njësive të tankeve, baterive të artilerisë, ekipeve të snajperëve, personelit të Komandës së Forcave Speciale, komandot dhe helikopterë.

Sipas informacionit të marrë, Stërvitja Dimërore 2021 do të mbahet në Kars mes datave 1-12 shkurt.

Stërvitja do të zhvillohet për të siguruar bashkëpunim dhe koordinim në ekzekutimin e veprimit të përbashkët dhe për të testuar performancën e armëve dhe automjeteve luftarake në inventar, armëve të sapo hyrë në inventar ose të zhvilluara nga kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes.

Bëhet e ditur se kjo stërvitje e nivelit operativ është stërvitja më e madhe e kryer kohëve të fundit.

 

 


Lajme të ngjashme