Turqia shpreh kënaqësinë për vendimin e Palestinës për zgjedhje pas 14 vitesh

Turqia bëri të ditur se ka pritur me kënaqësi dekretin presidencial për zhvillimin pas 14 vjetësh të zgjedhjeve në Palestinë.

1564787

“Ne jemi të kënaqur që Presidenti Mahmud Abbas ka nxjerrë një dekret Presidencial mbi zgjedhjet legjislative, presidenciale dhe Këshillin Kombëtar në Palestinë”, shkruhet në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

“Ne e vlerësojmë këtë përparim të bërë në procesin e pajtimit ndërpalestinez dhe vullnetin për të zbatuar marrëveshjen për zgjedhjet e arritura gjatë negociatave që ne mirëpritëm në Stamboll. Me këtë vendim, bëhet një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes në një mënyrë më të fortë të kauzës palestineze”, shkruhej në deklaratë.

Në vijim shkruhet se: “Turqia është e gatshme t'i japë çdo mbështetje Palestinës për mbajtjen me sukses të këtyre zgjedhjeve”.

Mahmud Abbas kishte nënshkruar të premten dekretin që parashikon mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në 22 maj 2021 dhe zgjedhjet presidenciale në 31 korrik 2021.

Lajme të ngjashme