Erdogan: Mbrojtjen e atdheut do ta zgjerojmë edhe në fushën kibernetike

Presidenti Erdoan deklaroi të premten se ata do ta zgjerojnë mbrojtjen e atdheut në mënyrë që të përfshijë edhe atdheun kibernetik, ashtu siç kanë bërë në det me vatanin e kaltër.

1564508
Erdogan: Mbrojtjen e atdheut do ta zgjerojmë edhe në fushën kibernetike

Të premten Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) foli në Programin e Hapjes pas Restaurimit të Muzeut të Pikturës dhe Skulpturave në Hyrjen e Princit të Kurorës në Pallatin Dolmabahçe të Stambollit, që administrohet nga Enti Kombëtar i Sarajeve.

"Pasuria e vërtetë e shoqërive matet me kontributin e tyre në civilizim",- tha Presidenti Erdoan.

"Ndërsa po hyjmë në një periudhë kur në botë po riformësohen ekuilibrat e fuqisë politike dhe ekonomike, unë besoj se çështjet më të rëndësishme në të cilat duhet të përqendrohemi janë kultura, arsimi dhe familja",- tha mes të tjerash udhëheqësi turk.

"Tani, të drejtat sovrane të vendeve më shumë po sulmohen në botën digjitale se sa nga kufijtë fizikë”, - theksoi Erdoan dhe shtoi:

"Përpara kemi një epokë të re që ka filluar. Emri i kësaj epoke është epoka digjitale. Dhe për të mbrojtur atdheun nëse në njërën anë qëndron infrastruktura teknike, në anën tjetër zë vend prodhimi i përmbajtjes”. 

Duke theksuar se ashtu siç ndodhi në det me atdheun e kaltër, ata do ta zgjerojnë mbrojtjen e atdheut në mënyrë që në botën digjitale të përfshijë edhe atdheun kibernetik, Erdoani u shpreh:

"Ne jemi të vendosur që në periudhën e ardhshme ta mbrojmë atdheun tonë kibernetik edhe duke forcuar infrastrukturën teknike, por edhe duke rritur prodhimin tonë të përmbajtjes duke marrë frymëzim nga civilizimi ynë."

Duke iu referuar interesit që po tregohet në të gjithë botën për serialet televizive turke kohët e fundit, Erdoani tha:

"Nëse serialet tona televizive për historinë dhe kulturën tonë ndiqen me interes në të gjithë botën, atëherë kjo do të thotë se jemi në rrugën e duhur."

 


Lajme të ngjashme