Turqia dërgon 20.000 doza të vaksinës “CoronaVac” në Republikën Turke të Qipros së Veriut

Turqia i dërgoi Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) 20.000 doza të vaksinës “CoronaVac”, prodhuar nga kompania farmaceutike kineze “Sinovac Biotech”, në kuadër të luftës me llojin e ri të koronavirusit shkaktar të sëmundjes COVID-19.

1563519
Turqia dërgon 20.000 doza të vaksinës “CoronaVac” në Republikën Turke të Qipros së Veriut

“Sot në orën 05:00 të mëngjesit erdhën në vendin tonë 20.000 doza të vaksinës së «Sinovac» me avion ambulancë nga Republika e Turqisë”, bëri me dije të enjten ministri i Shëndetësisë së RTQV-së, Ali Pilli, përmes një komunikate të shkruar.

Ai tha gjithashtu se fushatën e vaksinimit planifikojnë ta nisin ditën e premte dhe të shtunë.

“Ne tashmë e kemi bërë planin tonë për vaksinimin, që në një etapë të parë do të fillojë në 9 qendra tonat. Vaksinat e para synojmë t'ia aplikojmë të gjithë personelit shëndetësor në vijë e parë të luftës me COVID-19, më pas edhe personave mbi 65 vjeç. Në vijim, sipas planit të vaksinimit, synojmë të vaksinojmë të gjithë vendin. Ne jemi një vend i vogël, do t'i bëjmë ballë shumë lehtë kësaj. Gjithashtu ne kemi dhënë edhe trajnimin për këtë, andaj aplikimi i vaksinave nuk është i vështirë për ne”, theksoi Pilli.

Ministri falënderoi Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe ministrin e Shëndetësisë, Fahrettin Koca, për mbështetjen e tyre të pakursyer për RTQV-në.

“Sikurse gjithmonë, Turqia ka qëndruar pranë nesh edhe në luftën tonë kundër COVID-19”, u shpreh ai mes të tjerash.



Lajme të ngjashme