Vetëdorëzohen tek forcat turke të sigurisë 2 terroristë të PKK/KCK

Si rezultat i punës bindëse 2 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK/KCK u arratisën nga organizata dhe u vetëdorëzuan tek forcat e sigurisë, njoftoi ministria e Punëve të Brendshme.

1562649
Vetëdorëzohen tek forcat turke të sigurisë 2 terroristë të PKK/KCK

Sipas komunikatës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, është konstatuar se terroristët që janë vetëdorëzuar tek forcat e sigurisë si rezultat i punës bindëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë i ishin bashkuar organizatës në vitet 2010 e 2014 dhe kishin vepruar [në emër të organizatës] në Irak.

Kështu është rritur në 3 numri i terroristëve që janë arratisur nga radhët e organizatës separatiste terroriste PKK/KCK dhe janë vetëdorëzuar tek forcat e sigurisë me anë të bindjes në vitin 2021.

 


Lajme të ngjashme