Turqia reagon ndaj Izraelit për banesa të reja të jashtëligjshme në Bregun Perëndimor

Turqia shprehu shqetësimin për deklaratat e Izraelit në lidhje me miratimin e planeve të reja për ndërtimin e paligjshëm të 850 banesave në Bregun Perëndimor.

1562553
Turqia reagon ndaj Izraelit për banesa të reja të jashtëligjshme në Bregun Perëndimor

Turqia shprehu shqetësimin për deklaratat e Izraelit në lidhje me miratimin e planeve të reja për ndërtimin e paligjshëm të 850 banesave në Bregun Perëndimor.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme, në lidhje me veprimtaritë e vendbanimeve të jashtëligjshme të Izraelit, shkruhet: “Ne jemi të shqetësuar nga njoftimi i Izraelit se do të miratojë planet e reja për të ndërtuar 850 njësi banimi të paligjshme në Bregun Perëndimor.

Duke bërë të ditur se ky përbën shembullin e fundit të hapave të jashtëligjshme që Izraeli ka intensifikuar para ardhjes në detyrë të administratës së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në deklaratë shkruhet: “Është e qartë se përmes zgjerimit të këtyre vendbanimeve të jashtëligjshme, Izraeli synon të pengojë krijimin e një shteti të pavarur dhe sovran të Palestinës dhe të shkatërrojë perspektivat për një zgjidhje me dy shtete. Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bëjë presion ndaj Izraelit për t'i dhënë fund veprimeve të tij që shkelin ligjin ndërkombëtar, me në krye rezolutat e OKB-së, dhe t’i dalë kundër këtyre akteve agresive”.

Autoritetet izraelite bënë të ditur se javën e ardhshme do të miratojnë vendimin për të ndërtuar edhe 850 banesa të tjera në Bregun Perëndimor për kolonët hebrenj.



Lajme të ngjashme