Çavusoglu dekorohet me Urdhrin e “Gjysmëhënës së Pakistanit”

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu ndodhet në kryeqytetin pakistanez, Islamabad, si pjesë e një vizite zyrtare dyditore.

1562800
Çavusoglu dekorohet me Urdhrin e “Gjysmëhënës së Pakistanit”
cavusoglu-mahmud tmv pakistan.jpg

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu ndodhet në kryeqytetin pakistanez, Islamabad, si pjesë e një vizite zyrtare dyditore.

Çavusoglu fillimisht u prit në takim nga Presidenti pakistanez Arif Alvi.

Gjatë ceremonisë së mbajtur në Sallën Xhinnah Presidenti Alvi e dekoroi Çavusoglun me Urdhrin e "Gjysmëhënës së Pakistanit".

Alvi tha se Pakistani dhe Turqia kanë marrëdhënie shumë të mira dhe se të dy vendet janë të kënaqur me këtë, ndërsa theksoi që Ankaraja dhe Islamabadi duhet të rrisin marrëdhëniet ekonomike dhe kulturore.

Ai bëri të ditur se Turqia ka mbi 1 miliard dollarë investime në Pakistan dhe shtoi se njerëzit biznesmenët turq duhet të përfitojnë nga mundësitë e investimeve në Pakistan.

Duke falënderuar Turqinë për qëndrimin e saj parimor në Xhammu Kashmir, Alvi kërkoi nga ministri i Jashtëm Çavusoglu që t'i përcjellë përshëndetjet e tij Presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili ngriti çështjen e Kashmirit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Alvi vuri në dukje luftën globale të Turqisë kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) dhe tha se Ankaraja ka siguruar ndihmë dhe mbështetje për Pakistanin dhe vendet e tjera.

Ndërkaq Çavusoglu tha se Turqia dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet tregtare me Pakistanin dhe do të vazhdojë të inkurajojë kompanitë turke të investojnë në këtë vend.

Duke bërë të ditur se Turqia do të vazhdojë të mbështesë Pakistanin në arenën ndërkombëtare, Çavusoglu gjithashtu falënderoi për mbështetjen e dhënë për Azerbajxhanin në çështjen e Karabakut Malor.

Të dy palët kanë shprehur pakënaqësi për rëndësinë e punës së ngushtë në iniciativat e përbashkëta për të luftuar islamofobinë, krimet e urrejtjes dhe intolerancës si dhe krimet tjera kundër islamit.

Mevlut Cavusoglu në llogarinë e tij në rrjetet sociale bëri një postim në lidhje me takimin, ku tha: “Ne i përcollëm Presidentit Alvi përshëndetjet dhe urimet më të mira të Presidentit tonë Erdogan. Pakistani është shtëpia jonë e dytë. Ne do t'i bëjmë marrëdhëniet tona të përsosura edhe më të mira. Jam krenar që mbaj Urdhrin Gjysmëhënës së Pakistanit. Rroftë vëllazëria turko-pakistaneze”.

Çavusoglu më vonë u takua me ministrin e Jashtëm të Pakistanit Shah Mahmoud Qurayshi.

Gjatë takimit kokë më kokë bashkëbiseduesit diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Të dy vendet ranë dakord të ndjekin një strategji të përbashkët për interesat e tyre të ndërsjellë në çështjet ndërkombëtare për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe.

Të dy ministrat gjithashtu shprehën shqetësime në lidhje me trendin në rritje të islamofobisë në botë, duke theksuar përpjekjet e përbashkëta për të mbrojtur vlerat islame.

Ata diskutuan gjithashtu nevojën për të zbatuar Kornizën Ekonomike Strategjike Turqi-Pakistan.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Pakistanit Qureshi falënderoi Turqinë për mbështetjen e saj në çështjen e Kashmirit.

Pas takimit kokë më kokë u kalua në takim mes delegacioneve.

Më pas Çavusoglu dhe ministri pakistanez i Arsimit Mahmoud nënshkruan një memorandum mirëkuptimi mbi statusin dhe aktivitetet e Fondacionit Maarif të Turqisë (TMV).

Me këtë marrëveshje, statusi i personit juridik të Fondacionit Maarif, i përcaktuar si një OJQ ndërkombëtare (Organizatë Jo-Qeveritare) në Pakistan, ndryshoi në statusin e institucionit publik.

 


Lajme të ngjashme