Biseda telefonike Erdogan-Putin, në fokus Karabaku Malor

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin informoi Presidentin Recep Tayyip Erdogan në lidhje me takimin trepalësh që ai zhvilloi të hënën në Moskë me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe Kryeministrin e Armenisë, Nikoll Pashinyan mbi çështjen e Karaba

1563089
Biseda telefonike Erdogan-Putin, në fokus Karabaku Malor

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin informoi Presidentin Recep Tayyip Erdogan në lidhje me takimin trepalësh që ai zhvilloi të hënën në Moskë me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe Kryeministrin e Armenisë, Nikoll Pashinyan mbi çështjen e Karabakut Malor.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës në bisedë u shqyrtuan hapat për përforcimin e marrëdhënieve Turqi-Rusi dhe u vlerësua qendra e përbashkët të inspektimit dhe kontrollit turko-rus për armëpushim në Karabakun Malor.

Presidenti Erdogan në bisedë shprehu kontributin dhe mbështetjen e nevojshme të Turqisë në epokën e re të hapur në emër të paqes dhe stabilitetit rajonal.

Duke deklaruar se ata duan të krijojnë kushte që do të mundësojnë jetesën së bashku të azerbajxhanasve dhe armenëve në Karabakun Malor pa nevojën e forcave paqeruajtëse ose vëzhguese, Erdogan tha se kur kjo të ndodhë, ata do t'i tregojnë edhe një herë botës rezultatet konstruktive të partneritetit turko-rus.



Lajme të ngjashme