Pajisjet dhe armët e reja prodhim vendor do të hyjnë në inventarin e ushtrisë këtë vit

Gjatë vitit 2021 do të bëhet dorëzimi i dronëve të parë sulmues “Akinci”, ndërkohë do të vazhdojnë edhe prodhimi serik i dronëve të armatosur “Aksungur”, ndërsa do të fillojë edhe dorëzimi i parë i helikopterëve “Atak Faz-2”.

1561279

Kreu i Departamentit Presidencial të Industrisë së Mbrojtjes prof. dr. Ismail Demir bëri vlerësime në takimin e "Vlerësimeve të 2020 dhe të Objektivave të vitit 2021".

Duke prekur në projektet e industrisë së mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir tha: “Gjatë vitit 2021 do të bëhet dorëzimi i dronëve të parë sulmues ‘Akinci’, ndërkohë do të vazhdojnë edhe prodhimi serik i dronëve të armatosur ‘Aksungur’, ndërsa do të fillojë edhe dorëzimi i parë i helikopterëve ‘Atak Faz-2’”.

Demir gjithashtu theksoi se në vitin 2021 (sistemi raketor i mbrojtjes ajrore në lartësi të ulët) “Hisar-A+” do të vazhdojë të hyjë në inventarin e Ushtrisë Turke, ndërsa shtoi se edhe testimi i sistemit të raketave të mbrojtjes ajrore në lartësi të mesme “Hisar-O+” do të përfundojnë dhe sistemi do të jetë gati për të hyrë në inventar.

“Këtë vit, do të bëhen dërgesat e para të raketës së parë kombëtare kundër luftanijeve ‘Atmaca’, silurët vendas dhe kombëtar ‘Akya’ dhe armën anti-tank ‘Karaok’”, bëri të ditur Demir.

Lajme të ngjashme