Çavusoglu: Turqia synon të hapë një kapitull të ri me BE-në

Në një konferencë të përbashkët shtypi në Madrid me homologen spanjolle ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se vendi i tij po punon për të hapur kapituj të rinj në marrëdhëniet me BE-së.

1560260
Çavusoglu: Turqia synon të hapë një kapitull të ri me BE-në
Mevlüt Çavuşoğlu-Arancha Gonzales Laya
Mevlüt Çavuşoğlu_Madrid.jpg
Arancha Gonzalez Laya_Mevlüt Çavuşoğlu ile ortak basın.jpg

"Në vitin 2020, për shkak të disa prej problemeve që i kemi hasur me disa vende anëtare, ka pasur tensione të herëpashershme në marrëdhëniet tona me BE-në, gjë që nuk është një situatë e dëshiruar nga ana jonë", tha ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Melvut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në një konferencë për mediat me homologen e tij spanjolle, Arancha Gonzalez Laya, në kryeqytetin spanjoll Madrid.

"Por, me qasjen e Spanjës dhe disa vendeve të tjera, në vend të tensionit, është zgjedhur dialogu dhe samiti më i fundit përgatiti bazat për këtë", shtoi ai.

Kryediplomati u shpreh se presidenti Recep Tayyip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, do të mbajnë një video-konferencë të shtunën.

Çavushollu gjithashtu do të vizitojë Brukselin për të zhvilluar bisedime me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, më 21 janar.

Dialog me Greqinë dhe BE-në

Çavushollu u tha përfaqësuesve të mediave se kishte pasur mundësi për të filluar dialogun midis Turqisë dhe Greqisë fqinje.

"Ne po përpiqemi t'i përdorim ato mundësi, si Turqi, pa asnjë parakusht. Ne jemi gjithmonë në favor të dialogut dhe kjo është mënyra e vetme që ne mund të ulim tensionet dhe të zgjidhim problemet", theksoi ai.

Kryediplomati turk gjithashtu tha se Turqia dhe BE-ja duhet të punojnë së bashku për t'u përballur me sfidat e krijuara nga pandemia e koronavirusit.

"Turqia është një pjesë e Evropës dhe për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet Evropa, Turqia është e gatshme të punojë së bashku, gjithashtu për të përdorur pasurinë dhe mundësitë që rajoni ynë ofron së bashku", tha Çavushollu, duke shtuar:

"Ne jemi gjithashtu të gatshëm për zgjidhjen e çështjeve, për shembull, migracionit dhe çështjeve të tjera me përgjegjësi të drejta dhe ndarjen e barrës".

Ministrja e Punëve të Jashtme të Spanjës, Arancha Gonzalez Laya, nga ana e saj bëri thirrje për një agjendë pozitive për marrëdhëniet midis BE-së dhe Turqisë.

"Ajo që nënkuptojmë me agjendë pozitive është të bëjmë negociata të bazuara në dialog me drejtimet ekzistuese, të heqim provokimet dhe tensionin dhe t'i konkretizojmë këto hapa me vendimet që do të merren", tha ajo.

"Është gjithashtu e rëndësishme të azhurnohet marrëveshja e Unionit Doganor midis Turqisë dhe BE-së. Në të njëjtën kohë, të dy palët duhet të punojnë së bashku në çështjen e liberalizimit të vizave. Gjithashtu, negociatat tona vazhdojnë të vendosin imigracionin e parregullt mbi një bazë ligjore", shtoi ajo.

Laya gjithashtu tha se çështjet siç janë marrëdhëniet e Turqisë me Greqinë dhe Francën, si dhe çështja e Qipros, janë diskutuar gjatë takimit me Çavushollu, duke shtuar se Spanja mbështet zgjidhjen politike.

"Turqia nuk është çfarëdo fqinji për ne. Është një vend që ka një marrëdhënie të veçantë me BE-së, ka qasje në tregjet e huaja, është tashmë një kandidat për anëtarësim të plotë në BE dhe është në një pozicion tjetër", theksoi Laya.

Ajo gjithashtu tha se një forum i ardhshëm ndërqeveritar i biznesit në Turqi i planifikuar për në gjysmën e dytë të vitit 2021 do të shërbejë për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht në fushat e shëndetit dhe energjisë. (Agjencia Anadolli - AA)



Lajme të ngjashme