Koronavirusi në Turqi (6 janar) – 13.830 raste të reja, 191 të vdekur dhe 8.702 të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 13.830 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 191 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga ky virus.

1558758
Koronavirusi në Turqi (6 janar) – 13.830 raste të reja, 191 të vdekur dhe 8.702 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën në mbrëmje se 191 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 22.070.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus (COVID-19) është rritur në 2.283.931”, theksoi Ministria duke shtuar se 13.830 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit gjatë ditës së fundit dhe se vetëm 1.458 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes.

Sipas saj, një total prej 2.164.040 pacientësh, nga të cilët 8.702 nga e martë në të mërkurë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 3.303 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 182.645 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 25.498.210”, sqaroi Ministria.



Lajme të ngjashme