Ushtria turke neutralizon 4 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë

Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar 4 terroristë të PKK/YPG-së në tentativë për t'u infiltruar në zonën e fushëveprimit të Operacionit “Burimi i Paqes”, në veri të Sirisë.

1556903
Ushtria turke neutralizon 4 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëri me dije përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” se një operacion është duke vazhduar kundër terroristëve që tentuan të infiltrohen në zonën operative “Burimi i Paqes”.

“Heronjtë e forcave komando turke kanë neutralizuar 4 terroristë të PKK/YPG-së, të cilët po përpiqeshin të infiltroheshin për të prishur mjedisin e qetësisë dhe besimit”, theksoi Ministria.



Lajme të ngjashme