Ministri i Thesarit: 2021-shi do të jetë viti i reformave

Lutfi Elvan, ministër i Thesarit dhe Financave, deklaroi se 2021-shi do të jetë një vit reformash të fokusuara në stabilitetin makroekonomik.

1557230
Ministri i Thesarit: 2021-shi do të jetë viti i reformave

Përmes një serie postimesh në rrjetin social “Twitter”, ministri Elvan bëri vlerësime lidhur me politikat monetare dhe financiare që do të aplikohen në vitin 2021, pasi Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK/TurkStat) publikoi sot të dhënat e inflacionit në vend.

Elvan tha se qeveria do të përvetësojë një qëndrim të vendosur me një qasje gjithëpërfshirëse për të luftuar inflacionin.

“Ne do ta mbështesim politikën monetare me hapa në dimensionin strukturor. 2021-shi do të jetë një vit reformash të fokusuara në stabilitetin makroekonomik”, u shpreh ai.

Pasi vuri në pah se në këtë periudhë, kur politika monetare formësohet duke u përqendruar tek inflacioni, nevoja për mbështetje shtesë që mund të shfaqet nga kushtet e pandemisë, do të sigurohet përmes politikave selektive dhe të mirësynuara të financave publike, ministri Elvan potencoi gjithashtu se qeveria do të marrë masa për të siguruar një strukturë cilësore dhe të qëndrueshme të disiplinës fiskale.

Sipas autoritetit statistikor të vendit, inflacioni në Turqi rezultoi 14,6% në bazë vjetore, me një rritje prej 1,25% në dhjetor 2020.



Lajme të ngjashme