Erdogan paralajmëron Armeninë për shkeljen e armëpushimit: Kthehu sa më parë nga ky gabim

Presidenti Recep Tayyip Erdogan këshilloi forcat armene të përfshira në aktivitete që përbëjnë shkelje të armëpushimit (në Karabakun Malor), që të kthehen sa më parë nga ky gabim.

1555194
Erdogan paralajmëron Armeninë për shkeljen e armëpushimit: Kthehu sa më parë nga ky gabim
Cumhurbaşkanı Erdoğan Müze Açılışları.jpg

Erdogani iu drejtua me një lidhje telefonike ushtarëve turq në Azerbajxhan, të cilët do të marrin pjesë në misionin e qendrës së përbashkët turko-ruse për monitorimin e zbatimit të detyrimeve të armëpushimit.

“Prania juaj atje është një medalje nderi që tregon pikën se ku kanë arritur marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona”, tha ai duke iu drejtuar trupave turke në Azerbajxhan.

“U uroj suksese ushtarëve tanë në misionin e monitorimit të zbatimit të armëpushimit, me shpresën që qendra (turko-ruse) të jetë operative një orë e më parë”, shtoi Presidenti Erdogan.

Kreu i shtetit turk u ndal edhe mbi sulmet e hera-hershme të forcave armene ndaj territoreve azerbajxhanase.

“Unë i këshilloj forcat armene të përfshira në aktivitete që përbëjnë shkelje të armëpushimit, që të kthehen sa më parë nga ky gabim”, u shpreh ai.

Presidenti Erdogan u uroi suksese po ashtu të gjithë ushtarëve turq që kontribuojnë për ruajtjen e paqes, qetësisë dhe stabilitetit në shumë vende të botës duke përfshirë Kosovën, Katarin, Afganistanin, Libinë, Somalinë dhe Sirinë.



Lajme të ngjashme