Mbërrijnë në Turqi vaksinat e para antiCOVID nga Kina, 14 ditë testime përpara se të aplikohen

Ka mbërritur në Turqia partia e parë e vaksinave antiCOVID të porositura nga Kina.

1554500
Mbërrijnë në Turqi vaksinat e para antiCOVID nga Kina, 14 ditë testime përpara se të aplikohen

Avioni i Linjave Ajrore Turke (Turkish Airlines/THY) që transportonte vaksinat kundër llojit të ri të virusit korona (COVID-19) zbriti të mërkurën në Aeroportin “Esenboga” të Ankarasë, në orën 05:44 të mëngjesit me kohë lokale.

Menjëherë pas zbritjes së avionit, i cili ishte nisura nga aeroporti i Pekinit, filloi edhe procesi i transportimit të vaksinave në depot përkatëse.

Lajmin e mbërritjes së vaksinave në Turqi e konfirmoi përmes medias sociale edhe ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

“Aeroplani që transportonte vaksinat tona, zbriti në Aeroportin «Esenboga». Testet që do të zgjasin 14 ditë, do të fillohen urgjentisht nga Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të Turqisë. Ndërsa menjëherë pas përfundimit të testeve, programi ynë i vaksinimit do të zhvillohet në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shëndetit Publik. Së bashku do t'ia dalim”, shkroi ministri Koca në “Twitter”.



Lajme të ngjashme